Recetë për ditën e diel, sufle me vanilje

Sufleja me vanilje është një ëmbëlsirë delikate dhe aromatike, e përsosur si ëmbëlsirë në fund të një dreke apo darke, apo edhe për t’u shijuar në pasdite.

Gjysmë ore për tu përgatitur dhe një orë pjekje në furrë do të duhen që ëmbëlsira të jetë gati për tu servirur.

Është një recetë jo shumë e vështirë për tu realizuar dhe njëkohësisht ekonomike, me bazë përbërës që mund t’i gjeni fare thjeshtë.

Përbërësit:

2 dl qumësht

50 gramë sheqer

35 gramë miell

1 shufër vanilje

3 vezë

kripë

Përgatitja:

Në një tigan hidhni pak më shumë se gjysmën e qumështit, shtoni sheqerin dhe pakëz kripë. Vendoseni të ziejë.

Pasi të nisë zierja, hiqeni tiganin nga zjarri, vendosni shufrën e vaniljes dhe lëreni në qumësht për 15 minuta. Më pas hiqeni sërish.

Në një enë vendosni miellin dhe lageni me disa lugë qumësht të ftohtë. Vendoseni në zjarr dhe lëreni të ziejë për 2-3 minuta duke e përzier, sa të krijohet një masë fliude. Më pas hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet pak. Rihni të bardhën e vezës deri sa të krijohet një shkumë dhe më pas shtoni të verdhën.

Bëjini të gjitha bashkë dhe shtoni sheqerin. Vendoseni në furrë në temperaturë 200 gradë, pasi ta keni hedhur më parë në tepsi me ndarje rrethore, ose në enë të vogla rrethore. Lëreni gjysmë ore të piqet dhe më pas shërbejeni.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *