Recetë për drekë, supë kungulli

Koha e përgatitjes : 20 minuta

Koha e gatimit: 2 orë

Për 4 persona

Përbërësit

1 kungull i verdhë rreth 1.5 kg, 60 gr djathë i grirë Parmigiano Reggiano, 1 tufë majdanoz, disa gjethe borzilok, 1 kërcell selino, 2 gjethe trumzë, 1 thelpi hudhër, lëng perimesh të ziera, 30 gr gjalpë, kripë dhe piper.

Përgatitja

1. Me ndihmën e një thike prisni pjesën e sipërme të kungullit ku gjendet bishti, duke i dhënë formën e një supiere me kapak.

2. Me kujdes hiqni farat.

3. Në një tigan me pak gjalpë tiganisni majdanozin, borzilokun, trumzën të copëtuara me dorë.

4. Hidhni brenda në kungull lëngun e perimeve, erëzat e tiganisura, hudhrën, djathin Parmigiano, kripë dhe piper.

5. Përziejini mirë dhe mbyllni kapakun me pak brumë që mbyllja të jetë sa më hermetike.

6. Futeni në furrë për 2 orë në 230 gradë C.

7. Nxirreni nga furra dhe vendoseni në një pjatancë të madhe. Hiqini kapakun me kujdes dhe largoni hudhrën.

8. Me një lugë gërryeni muret e brendshme të kungullit derisa masa të trashet në formë kremi.

9. Shërbejeni të ngrohtë me pak bukë të thekur.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *