Receta e gatimit rekomanduar nga ne për vaktin e darkës është topa djathi me sallam.
Priza.al sjell në vëmendjen tuaj recetën e plotë e cila gatuhet shpejt dhe do t’i japë shije tryezës tuaj.
Përbërësit:
- 1 kg sallam
- 4 gota djathë Cheddar (të copëtuar)
- 3 gota pluhur pjekës (i përzier, miell, pudër pjekjeje dhe kripë)
Përgatitja:
Fillimisht ndizni furën me temperaturë 200 gradë Celsius, ku më pas në një tas filloni të përzieni miellin, pudrën e pjekjes, kripën. Në këtë masë shtoni sallamin dhe djathin duke u përpjekur t’i jepni formë topave në madhësinë e arrës.
Format e krijuara vendosini në një letër kuzhine dhe piqini për rreth 15 minuta.
Ju bëftë mirë!