Receta e rekomanduar për ju sot është petulla me nenexhik, djathë e hudhra. Këto petulla janë një recetë fantastike për t’u përgatitur në çdo kohë dhe tipike tradicionale e amvisave përmetare dhe e zonave të jugut të Shqipërisë kryesisht.
Priza.al sjell në vëmendjen tuaj recetën e plotë e cila gatuhet shpejt dhe kënaq oreksin e gjithë familjes.
Përbërësit:
- 2 gota uji me miell
- 1 gotë uji me kos
- 1 kokërr vezë
- Gjysmë luge kafeje me sodë
- Vaj
- Pak kripë
- Pak nenexhik i freskët i grirë hollë
- Pak gjalpë (një lugë të vogël)
- 2 thelpinj hudhra
- 2-3 lugë gjelle me djathë të bardhë të thërrmuar
Përgatitja:
Fillimisht hidhni në një tas të madh vezën, kosin, kripën, djathin e thërrmuar, hudhrat e shtypura, nenexhikun dhe pak gjalpë. Të gjithë këta përbërës rrihini derisa masa e brumit të jetë e njëtrajtshme. Më pas në një tigan hidhni vaj dhe lëreni të nxehet për të skuqur më pas petullat dhe kthejeni herë pas here nga ana tjetër.
Ju bëftë mirë!