Recetë/ Petulla me qumësht

Të mendosh për kohën kur kemi qenë të vegjel për gjyshërit e për cdo gjë tjetër nuk se si të mos mendosh edhe për petullat, për të gjithë ju që jeni të fiksuar pas petullave bëni këtë recetë.

Përbërësit:

4 vezë

1 lç sodë

1 lç kripë

1 lç sheqer

2 pika lëng limoni

200 ml qumësht

1 gotë miell

Përgatitja:

Rrahim vezët duke shtuar pak vanilje lëng, pak kripë, sheqer dhe sodë buke. Shtojmë miellin në mënyrë graduale dhe më pas qumështin ku kemi shtuar dy pika lëng limoni. E trazojmë mirë brumin e petullave dhe i skuqim duke i dhënë forma në madhësi sipas preferencës. Petullat mund t’i servirkm me djathë, mjaltë apo reçel.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *