Recetë/ Qiqra të gatuara me vezë dhe spinaq

Receta e mëposhtme është një pjatë e thjeshtë, e cila përmban shumë vitamina dhe proteina.

Pjata me vezë dhe spinaq do të kënaq tryezën dhe stomakun tuaj.

Priza.al sjell në vëmendjen tuaj recetën e plotë:

Përbërësit

  • 2 vezë të mëdha
  • 1 lugë vaj ulliri
  • 2 lugë fara qimnon
  • 1 lugë fara mustarde të zezë
  • 2 lugë pluhur kerri
  • 1 lugë pluhur hudhër
  • 1 lugë xhenxhefil të bluar
  • 400 gr domate të copëtuara
  • 400 gr qiqra
  • 1 lugë lëng limoni
  • 100ml ujë të vluar
  • 180 gr spinaq
  • Kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Vendosni një tenxhere të vogël me ujë në vlim dhe gatuajini vezët për 6-8 minuta dhe hiqini lëvozhgat.

Më pas ngrohi vajin dhe shtoni qimon dhe farat e mustardës së zezë, pluhurin kerri dhe atë të hudhrës. Shtoni xhenxhefilin e bluar, domatet, qiqrat, lëngun e limonit dhe ujin e vluar dhe i hidhni kripë dhe piper. Gatuajini në një zjarr të fortë për 6-8 minuta, ose derisa të zvogëlohen dhe të trashen, duke i trazuar shpesh. Shtoni spinaqin dhe gatuajeni derisa të thahet. Hidhni dy gjysma vezësh dhe spërkateni me pluhur kerri.

Ndajeni qiqrat midis dy tasave të cekët, sipër secilës hidhni dy gjysma vezësh dhe spërkatni me pluhur kerri.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *