Receta e rekomanduar nga ne sot është sallatë me mish pule dhe perime.
Kjo recetë përmban sasi të larta vlera ushqyese dhe gatuhet fare thjesht.
Përbërësit :
- 450 gr fileto pule
- 2 degë selino
- Gjysmë speci të kuq
- 5-6 kokrra ullinj
- 30 gr qepë e kuqe e grirë
- 1 mollë e vogël e grirë
- 30 gr sallatë jeshile
- 5 lugë gjelle majonezë
- 2 lugë çaji limon i shtrydhur
- 1 lugë çaji mjaltë
- Kripë
- Piper i zi
Përgatitja:
Fillimisht gatuani fileton e punës, duke e vendosur të ziejë në një tenxhere.
Pasi të jetë zierë, prijeni mishin në kubikë të vegjël dhe në një enë të madhe shtoni majonezën, mjaltin dhe lëngun e limonit duke i përzier mirë të gjitha bashkë. Kripën përdoreni sipas dëshirës. Më pas shtoni qepën, selinonë, mollët dhe ullinjtë dhe perimet e grira.
Përziejeni mirë dhe vendoseni në frigorifer.
Ju bëftë mirë!