Me ardhjen e dimrit, do rritet edhe dëshira për t’i kaluar fundjavat ngrohtë, në shtëpi. Kuzhina, gatimi me fëmijët ose vetëm, është një nga gjërat që i bën më të bukura këto ditë. E çfarë mund të të gjallërojë më shumë se disa biskota me gjalpë? Aroma e shtëpisë do të jetë e mrekullueshme, shija gjithashtu. Përveç të tjerash, biskotat pa vezë janë shumë të thjeshta për t’u përgatitur.
Përbërësit:
250 gr gjalpë
125 gr sheqer pluhur
60 ml qumësht
Pak vanilje
320 gr miell
Përgatitja:
Përzieni të gjithë përbërësit në makinerinë e brumit ose punojeni me duar. Duhet të vazhdoni, duke shtuar qumështin gradualisht, deri sa masa të jetë homogjene. Krijoni me brumin format që dëshironi dhe piqini për 15 minuta në furrën e parangrohur në 180 gradë. Lërini të ftohen përpara se t’i shërbeni.