Qeveria e Kosovës, nisur që nga dita e djeshme ku ka lejuar makinat me targa serbe të futeshin në kufi, në kuadër të masave të reciprocitetit, ku këto makina duhet të pajisen me targa të përkohshme kosovare.
Lidhur me ngjarjen ka reaguar ish-kryeministri i vendit Sali Berisha, i cili shprehu qëndrimin e tij pro masave të reciprocitetit që vendosi Kosova kundrejt Serbisë.
Berisha përveç se ka mbështetur këtë nismë të Kosovës, ka dënuar edhe heshtjen e kryeministrit të Shqipërisë që e quan me nofkën ‘Zografi bis’.
Postimi i plotë i Berishës:
Kosova vendosi dje reciprocitetin me Serbine.
Te dashur miq, Republika e Kosovës vendosi dje reciprocitetin me Serbinë dmth makinat me targa serbe qe hyne ne Kosove detyrohen te vendosin ne targe te perkohshme me afat skadimi 60 ditor qe kushton euro 5 njelloj sikunder Beogradi detyronte makinat e Kosoves qe kalojne ne territorin e Serbise.
Pas kesaj mase reciprociteti te imponuar nga diskriminimi qe Beogradi u bente makinave me targe te Kosoves qe udhetonin ne territorin e Serbise, Serbet ne Veri te Kosoves me urdher te Beogradit reaguan me bllokimin e rrugeve te cilat i çbllokoi policia e Kosoves.
Pershendes kete mase te qeverise se Kosoves per vendosjen e reciprocitetit midis vendeve te barabarta dhe denoj reagimin destabilizues te serbomadhit Vuçiç dhe heshtjen e argatit te tij ne Tirane, Zografi bis ndaj qendrimit te padronit te tij Vuçiç. sb
/Priza.al/