Reciprociteti i targave, reagon Basha: Qëllimet e Beogradit ndaj vendimit, shprehin falsitetin e Novi Sadit

Kryedemokrati Lulzim Basha, ka reaguar vetëm pak minuta më parë rreth çështjes së reciprocitetit të targave mes Kosovës dhe Serbisë.

Përmes një reagimi në Twitter Basha tha se e shkuara nuk kthehet më dhe se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë duhet të funksionojnë mbi baza reciprociteti, që është një e drejtë e patjetërsueshme e Kosovës.

Kryedemokrati tha se sa më shpejt të reagojë Serbia aq më mirë do të ishte për rregullimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Ai tha se qëndrimet e Beogradit zbulojnë falsitetin

“Gjuha kërcënuese e Beogradit i përket një të shkuare që askush nuk e kthen dot më! Kosova është shtet i pavarur dhe marrëdhëniet mes dy shtetesh sovrane funksionojnë mbi baza reciprociteti. Kjo është e drejtë e patjetërsueshme e Kosovës. Sa më shpejt ta kuptojë këtë Beogradi aq më mirë do të jetë për Serbinë dhe për marrëdhëniet mes vendeve të rajonit. Qëndrimet e Beogradit ndaj vendimit legjitim dhe që nuk cënon asnjë marrëveshje të nënshkruar në Bruksel nga qeveria e Republikës së Kosovës, zbulojnë qëllimet e vërteta të Vuçiç dhe fshehjen pas fallsitetit të iniciativës së Novi Sadit.”

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *