Tensionet në kufi për targat/ Kryeministri Rama nuk do konflikt me Beogradin? Ja apeli që u bën liderëve të Kosovës…

Reciprociteti i targave në Kosovë ka shkaktuar shumë diskutime dhe debate dhe njëkohësisht ka rritur tensionet në marrëdhëniet me Serbinë.

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe kreu i shtetit Edi Rama, i cili ka kërkuar nga Kosova që të dialogojë.

Në një postim në rrjetet e tij sociale, Rama shkruan se, në mënyrë që të shmanget ngrirja e konfliktit, palët duhet që të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën, ndërsa Bashkimi Europian duhet që të ndërmjetësojë.

Ja postimi i Kryeministrit Rama në facebook:

“Kosova e ngre problemin me plot të drejtë. Tani që problemi të zgjidhet dhe reciprociteti i targave të garantohet duhet shmangur bumerangu i ngrirjes së konfliktit në këtë pikë (siç ndodhi me tarifën 100%).Duhet që Kosova të dialogojë, Serbia të bashkëpunojë, BE të ndërmjetësojë”.

Rama Tw

Veturat që hyjnë nga Serbia duhet të pajisjen me targa të përkohshme në pikëkalimet kufitare të Kosovës që kushtojnë 5 euro dhe janë të vlefshme për 60 ditë.

Marrëveshja e Brukselit për lëvizjen e lirë, e cila u arrit në korrik të vitin 2011 në dialogun teknik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përcaktonte që të gjithë drejtuesit e mjeteve të cilët që banojnë në Kosovë, duhet të përdorin targat ‘KS’ (Kosovë) ose ‘RKS’ (Republika e Kosovës) dhe kështu t’i hiqnin nga përdorimi targat që për serbët e Kosovës i lëshonte Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.

Vendimi hyri në fuqi dy ditë më parë, duke shkaktuar tensione mes palëve, ku zyrtarët serbë nuk i kanë kursyer as kërcënimet.

Lidhur me këto të fundit, BE dhe SHBA kanë lëshuar deklarata ku kërkojnë qetësimin e gjakrave mes palëve, por deri më tani nuk ka asnjë shenjë “paqeje”.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *