Ditën e sotme do të takohen ë Bruksel grupi i teknikëve nga Kosova dhe Serbia për çështjen e targave të automjeteve.
Zëdhënësi i BE-së për Siguri dhe Politikë të Jashtme, Peter Stano, ka bërë me dije sitën e djeshme se takimi i parë mbahet sot. Grupi i punues synon të gjejë një zgjidhje të përhershme për çështjen e targave mes Kosovës e Serbisë.
Para takimit, drejtori i të ashtuquajturës zyre për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, ka thënë se do të diskutohet gjithçka e nevojshme për funksionimin e Grupit Punues.
“Ne po fillojmë me takimin e parë në të cilin do të diskutohet gjithçka që është e nevojshme për funksionimin e Grupit Punues, i cili është i nevojshëm për të arritur te një propozim për zgjidhjen që më vonë duhet të miratohet në nivelin e lartë”, ka thënë Petkoviç.
/Priza.al/