Reciprociteti i targave të Serbisë në Kosovë hynë në fuqi ditën e nesërme. Reciprociteti do të vazhdojë deri më datë 31 tetor të këtij viti. Pra afati përfundon sot. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se ditën e nesërme nuk do të ketë destabilizim. Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka provokuar në një dalje publike ditën e sotme duke mbuluar hartën e Kosovës me flamurin serb.
Vuçiç ka deklaruar se Serbia nuk ka qenë në situatë më të keqe se kjo në lidhje me Kosovën. Po ashtu teksa u ka bërë thirrje serbëve që të ruajnë qetësinë, Vuçiç ka deklaruar se shqiptarët duhet të vijnë në vete dhe të mos provojnë. Ndërkohë që me afrimin e mbrëmjes, situate është tensionuar në very të vendit. Serbët lokalë në veri të Kosovës kanë bllokuar disa rrugë me kamionë në veri të Kosovës. Ndërsa nga ana tjetër, Policia e Kosovës ka bërë me dije se ka mbyllur kufirin për qarkullim udhëtar dhe për automjete në pikë kalimet kufitare Bernjak dhe Jarinje. Në rrugë dëgjohen vazhdimisht sirenat. Ndërsa ytetarët janë detyruar të përdorin rrugë alternative pas bllokadave në veri të Kosovës. Çështja e targave kishte rritur tensionet midis Kosovës dhe Serbisë në shtator të vitit 2021. Kosova vendosi masën e reciprocitetit ndaj makinave me targa serbe që hynin në Kosovë, duke kërkuar që shoferët të mbulonin simbolet shtetërore në targa me letra ngjitëse. Ky vendim shtyri serbët lokalë të bllokonin për dy javë pikëkalimet kufitare midis Kosovës dhe Serbisë, në Jarinjë dhe Bërnjak.
Pas ndërmjetësimit të Bashkimit Evropian, tensionet u ulën dhe palët u pajtuan për një zgjidhje të përkohshme për targat.
Por duket se qetësisë i ka ardhur fundi.
Reciprociteti/ Trazira në veri të Kosovës, rrugët bllokohen me kamionë, raportohet për të shtëna
Leave a comment