Forumi Rinor i Partisë Demokratike, ka kërkuar ditën e sotme referendum brenda partisë në lidhje me përjashtimin nga grupi parlamentar të ish-liderit të PD-së, Sali Berishës.
Ata i kanë drejtuar një kërkesë me 30 firma, sekretarit të përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhit, kryetarit të Këshillit Kombëtar, Edi Paloka dhe Kryesisë së PD. 30 anëtarët e Kryesisë së FRPD kërkojnë që të jetë anëtarësia e Partisë Demokratike, ajo që do të vendosë nëse Berisha duhet të largohet nga PD ose jo.
Mes firmëtarëve bie në sy emri i djalit të ish-ministrit të ndjerë të Partisë Demokratike, Sokol Olldashit, Glauk Olldashi.
/Priza.al/