Ju kujtohet Basha kur drejtonte mjetin pa rrip sigurimi, dhe bashkëshortja e tij Aurela e filmonte? Ky detaj aspak i vogël u kap nga ana e politikanëve, e madje kreun e PD-së e vunë me ‘shpatulla pas murit’.
Për ditë me radhë u morën me kryedemokratin, e jo më kot, pasi është ai që duhet të japë një shembull për të tjerët. Por Basha ka një tipar që është pikasur nga pala kundërshtare.
Sikundër harron, ai di dhe të reflektojë shumë shpejt. Kryeministri Rama shpesh tallet me të se Basha fle gjumë, dhe se kur është fushata ai tenton të ringrihet. Por ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, një krah i fortë për të është edhe bashkëshortja e tij, e cila e filmon duke gatuar, duke drejtuar makinën….Por për fat të keq u shpëtoi një detaj nga entuziasmi i udhëtimit.
Një rrip që ndryshon rrjedhën e kësaj historie. Por Basha e ka marrë këtë mësim, e madje në daljen e tij të radhës ai nuk e drejton mjetin, por qëndron pas dhe është kujdesur të vendos një rrip.
Ja që kritikat në rrjetet sociale dhe ashpërsimi i toneve nga kundërshtarët, i kanë dhënë një mësim të mirë Bashës se secili duhet të japë një kontribut për një të mirë të përbashkët. Dhe këtu fillon ndryshimi, tek vetja jonë….