Ministrja për Standardet dhe Shërbimet, Milva Ekonomi pas konferencës së parë ndërkombëtare të antikorrupsionit.
Ekonomi tha se Shqipëria e ka vendosur rrugën e saj drejt demokracisë, pasi ka marrë përsipër të kryejë një reform të madhe.
“Është me shumë rëndësi, Shqipëria po e bën për herë të parë. Qeveria ka marrë përsipër të kryejë një reformë të madhe në sistemin e drejtësisë. Pra progresi që kemi bërë ka hequr një herë e përgjithmonë idenë që pandëshkueshmëri nuk ka. Shqipëria e ka vendosur rrugën e saj drejt demokracisë”, tha ajo.