Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili me anë të një statusi në ‘Facebook’ ka reaguar në lidhje me reformën në drejtësi. Ai shkruan se reforma në drejtësi kishte vetëm një qëllim: drejtësi të vërtetë dhe të shpejtë për qytetarët.
Vasili pohoi se treguesit flasin vetë dhe sistemi është thuajse në kolaps. Mes të tjerash Vasili ka kujtuar disa prej çështjeve që sipas tij tregojnë kapjen e drejtësisë.
REAGIMI I VASILIT
Qytetaret kerkojne skaner për drejtësinë dhe jo mballoma kulisash, qe legjitimojnë kapjen!
Reforma ne drejtësi kishte vetem nje qellim: drejtesi te vertete dhe te shpejte per qytetaret.
Jashte ketij qellimi gjithshka do te ishte vetem nje riciklim i drejtesise se shkuar ne nje forme te re edhe me te shemtuar.
Ndërsa ka hyre ne vitin e gjashte reforma ne drejtesi ka rezultate katastrofike lidhur me qellimin e vetem te saj qe te realizonte nje drejtesi me te mire dhe me te shpejte per qytetaret.
Treguesit flasin vete dhe sistemi eshte thuajse ne kolaps.
Te gjithe e kane shume te qarte se reforma ka dale nga shinat qofte ne planin ligjor te saj dhe qofte ne planin moral.
Kolapsi i sistemit, mbingarkesa shume e rende thuajse paralizuese e gjyqtareve dhe prokuroreve, zgjatja deshperuese e marrjes drejtesi dhe per rrjedhoje edhe cilesia teper e ulet e dhenies vendimeve, pasi sot vemendja eshte perqendruar tek sasia dhe jo më te cilesia jane tregues vertet shume kritike.
Por mballomaxhinjte nuk flasin per keto, por bejne sikur nuk i shohin dhe sikur i harrojne megjithese ato jane zemra e procesit.
I vetmi tregues qe propaganduesit e mballomave te reformes propagandojne jane gjyqtaret e prokuriret e hequr nga vetingu dhe se sa prej tyre jane cuar per ndjekje penale.
Qytetaret presin drejtesi per mijrat e dosjeve, qe flene prej vitesh, por mballomaxhinjte nuk flasin per kete.
Qytetaret presin nje sistem drejtesie te plotesuar teresisht me gjykates e prokurore, nje sistem me akses sa me prane vendbanimit dhe nuk duan te dine se sa u larguan nga drejtesia
Shqiptaret duan te dine se kush pengoi realizimin e reformes ne kohe dhe pse u shkelen te gjithe afatet e percaktuar ne Kushtetute e ligj dhe pse gjendja e sistemit eshte me e pashprese dhe me e kompromentuar se kurre me pare duke i vene shqiptaret perpara situates : ku nje drejtesie e keqe u zevendesua me nje drejtesi edhe me te keqe.
Qytetaret jane te zemeruar e lodhur nga demagogjia dhe propaganda alla komuniste me reformen ne drejtesi.
Kjo soj propagande me reformen ne drejtesi te kujton propaganden e partise komuniste para viteve 90′, qe ne vend qe tu jepte qytetareve mireqenie dhe tu hiqte varferine tragjike ju jepte pushkatime “grupesh armiqesore”.
Drejtesia e “re” ka vetem nje tregues “pozitiv”, qe ka siguruar pandeshkueshmerine absolute te Qeverise dhe ceshtje si Teatri, Inceneratoret,Beçheti, Porti i Durresit dhe dosjet e krimit zgjedhor jane emblema e kesaj pandeshkueshmerie dhe kapjes se drejtesise nga Rama dhe rilindja.
Po mballomaxhinjte nuk guxojne as te flasin per to
Kjo situate e rende ka nevoje perpara cdo gjeje per nje Skaner shume te thelle dhe objektiv per shkaqet dhe qe drejton gishtin mbi pergjegjesit e kesaj situate, qe ka sjelle kapjen e drejtesise nga rilindja.
Reforma edhe kur filloi te hartohej u parapri nga nje analize e sistemit e kryer nga specialistet, nga ku u hodhen piketat per reformimin e tij.
Ajo nuk u iniciua nga qeveria por nga grupi i Eksperteve te Nivelit te Larte dhe parlamenti kishte vetem nje rol certifikues.
Duhet tu vije turp te gjithe atyre ish anetareve te Komisionit te Reformes ne Drejtesi, qe pranojne e behen ortake sot me mballomat e kulisave duke hequr nje nga nje te gjitha tullat e murit te reformes e duke e shkaterruar teresisht ate se bashku me shpresen e shqiptareve per nje drejtesi me te mire.
Mballomat dhe çdo pazar politik me reformen ne drejtesi eshte agresion mbi interesat e shqiptareve qe prisnin nje drejtesi te pavarur, te pakapur, objektive dhe te shpejte dhe ne vend te saj shohin nje drejtesi te kapur qe punon me regjine e qeverise dhe kunder qytetareve.
Edhe nje here po ju rikujtoj mballomaxhinjve te vertetat e hidhura dhe reale te kapjes se drejtesise:
1. Vetingu u katandis në një Inspektoriat të Deklarimit të Pasurisë dhe asgjë më shumë. Funksionoi me standarde të dyfishta dhe u kritikua hapur nga Komiteti i Helsinkit që shprehej: “vëzhguesit e KSHH-së kanë evidentuar raste sporadike të standardeve të dyfishta në vendimmarrjen e KPK-së, ndaj kemi mendimin se praktika e vetingut ka nevojë të konsolidohet. Procesi i rivlerësimit është bazuar kryesisht në kriterin e pasurisë, duke mos pasur në konsideratë edhe dy kriteret e tjera: atë të vlerësimit të figurës dhe të aftësive profesionale”, thoshte Komiteti Shqiptar i Helsinkit.
2.Rezultatet e sondazhit te kryer nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit dhe mbeshtetur nga Fondacioni
Shoqeria e Hapur per Shqiperine flasin qarte: Sondazhi provoi se 63.3% e qytetareve nuk e besojne vetingun. 63.3 % e qytetareve mendojne se vetingu, ashtu sic po zhvillohet, nuk eshte nje proces i drejte. 62.5% e qytetareve u shprehen se vetingu nuk do ta pastroje drejtesine.
3.Nepotizmi politik rilindas ne emerimet e anetare te Komisioneve te vetingut eshte fakt dhe shkak per mosbesimin ndaj vleresimeve te tij.
4.Komisionet e Vetingut kane perbuzur jo pak here konstatimet shume serioze te perfaqesuesve te ONM duke shtuar edhe me shume mosbesimin ndaj vleresimeve te bera.
5. Në pesë vitet e fundit, volumi i punës ne gjykata është rritur nga dyqind në dymijë dosje për çdo gjyqtar, ndërsa koha mesatare e zgjidhjes së një çështjeje është rritur mesatarisht nga 180 ditë në 730 ditë.
6. KED u bllokua për një kohë të gjatë në dhunim të Kushtetutës dhe ligjit me qëllimin e vetëm, atë të kapjes së tij nga Rilindja.
Shorti i hedhur nga Kryetari i Parlamentit Meta u pengua nga Rilindja edhe nga ndërkombëtarët duke lënë qëllimisht vendin pa Gjykate Kushtetuese për tre vjet rresht dhe ende sot të paplotësuar.
7. Afatet kushtetuese të Reformës në Drejtësi1 të votuar në 21-22 korrik u shkelën të gjitha dhe asnjë përgjegjësi nuk ka dalë për këtë, por përkundrazi e kanë kthyer Kushtetutën në një letër pa vlerë.
8. Konkurrimi për vendet e reja në sistemin e drejtësisë ishte fiktiv, pa garë dhe pa numrin minimal të konkurrentëve për çdo post, duke bërë kontrollin e plotë të procesit nga Rilindja, duke ulur dukshëm cilësinë dhe duke realizuar thjesht mbushjen e vendeve dhe kapjen e institucioneve të reja të drejtësisë.
9. SPAK dhe BKH filluan funksionimin pa numrin e ligjshëm të anëtarëve të tyre.
10. Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë janë sot pa numrin e plotë të funksionimit të tyre duke kaluar çdo afat kushtetues.
11. Gjatë procesit të plotësimit të Gjykatës Kushtetuese u vërtetua tentativa mafioze e kryetarit të KED, Dvoranit për të rrëmbyer anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, që ishin kompetencë e Presidentit.
12. Dhjetëra ligje të Reformës në Drejtësi janë ndryshuar ende pa filluar akoma funksionimi i tyre, pa konsultim me Komisionin e Venecias, vetëm me nisma të njëanshme të qeverisë dhe janë miratuar nga një parlament jolegjitim dhe njëpartiak.
13. Asnjë strategji nuk u hartua për të zgjidhur kolapsin total të sistemit gjyqësor në të gjitha nivelet, ku mungesat në personel janë kritike. Dhjetëra mijëra dosje kanë mbetur pa u trajtuar që nga Gjykata e Lartë me 36 mijë dosje e deri te gjykatat e të gjitha niveleve ku mbi 70 mijë të tjera janë bërë stivë.
14. Institucionet e reja u ngritën me shkelje skandaloze të ligjit duke filluar nga KLP dhe KLGJ, ku u zgjodhën anëtarë të tyre gjithfarë personash në dhunim te hapur me ligjin:
a. disa, që ONM i rrëzoi si të padenjë,
b. disa, që kishin qenë spiunë të sigurimit,
c. disa, që kishin bërë gjyqe politike në kohë të komunizmit,
d. disa, që kishin bere evazion fiskal.
15. Prokurorja e përgjithshme u zgjodh pa veting dhe me 69 vota nga 84 duke dhunuar rëndë Kushtetutën e miratuar në 21-22 korrik 2016.
16. Gjykata Kushtetuese nuk ka marre nga Qeveria as financimin më të domosdoshëm për funksionimin e saj dhe ky është skandal tepër i rëndë.
/Priza.al/