Reforma në Drejtësi, Yuri Kim: Brenda 2023, Gjykata Kushtetuese do t’i ketë të gjithë anëtarët

“Kemi nisur të shohim rezultate në reformën në drejtësi”, është shprehur sot  ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim.

Gjatë fjalës së saj në Takimin e Nivelit të Lartë “Drejt ekselencës gjyqësore”, Yuri Kim tha se janë vendosur standarde në drejtësinë shqiptare.

Ambasadorja bëri me dije se brenda 3-mujorit të parë të 2023-shit Gjykata Kushtetuese  do të jetë e plotë dhe do të ketë të gjithë anëtarët që i nevojiten për të mos lënë asnjë çështje të prapambetura.

“Jemi këtu për te festuar arritjet e KLGJ dhe Gjykatës se Lartë. E di që shpesh jeni të lodhur kur them që reforma ne drejtësi nuk është e lehtë e shpejtë dhe e përsosur, por kemi filluar te shohim rezultatete. Ju duhet të jeni krenar për arritjet, keni filluar te zvogëloni çështjet e prambambretura dhe te zëvendësoni tre anëtaret e gjykatës se larte. Jemi krenare qe jemi partnere me BE për te gjitha pjesët e reformës se drejtësisë. Reforma është e rëndësishme sepse është kërkesë e drejte e popullit shqiptar. Katër vite me pare ne gjykatën e larte ishte vetëm një gjyqtar, sot kemi një trupe gjyqësor dhe na mungojnë vetëm 3. Besoj brenda tre mujorit te pare te 2023 Gjykata Kushtetuese do ketë anëtaret e saj”, tha Yuri Kim.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *