Reforma në drejtësi, Yuri Kim ‘shkund’ politikën: Ndalni presionet ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka folur për reformën në drejtësi duke theksuar se SHBA po i kushton një vëmendje të veçantë të gjitha zhvillimeve.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Yuri Kim shkruan se po bëhen shumë përpjeke për të joshur apo frikësuar gjyqtarë për të dhënë vendime jo të drejta. Ambasadorja ua ka bërë të qartë njerëzve të drejtësisë se duhet të godasin korrupsionin dhe Shqipëria të mos bëjë hapa pas.

“Ne jemi të vetëdijshëm për më shumë përpjekje për të joshur ose frikësuar gjyqtarët dhe prokurorët, për të shtrembëruar drejtësinë, për të këmbëngulur në mosndëshkimin e të fuqishmëve me fjalë të tjera, për të zvarritur Shqipërinë në të kaluarën. Gjyqtarët dhe prokurorët duhet të kryejnë detyrat e tyre në përputhje me ligjin, me integritet.

Është koha për të thyer modelet e vjetra të korrupsionit dhe ndikimit të paligjshëm në sistemin gjyqësor. Shqipëria duhet të ecë përpara, jo mbrapa, madje as të qëndrojë në vend. SHBA po i kushton vëmendje të gjitha zhvillimeve dhe do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm zbatimin e reformës në drejtësi”, shkruan Kim.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *