Ambasadorja Yuri Kim ka takuar Gjyqtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Përmes një postimi në Twitter, Kim shkruan se pavarësisht presionit të fortë, ata kanë vazhduar me verifikimet, një element i rëndësishëm i reformës në drejtësi.
“Gjyqtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit kanë një ndër përgjegjësitë më të vështira: dhënien e gjykimit përfundimtar mbi vendimet e vettingut. Pavarësisht presionit të madh, ata kanë këmbëngulur në zbatimin e këtij elementi kyç të reformës në drejtësi.”- shkruan ambasadorja Yuri Kim në Twitter.
/Priza.al/