Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një konferencë për mediat tha se reforma në ujësjellës-kanalizime ka dështuar.
Meta ka fajësuar qeverinë pasi sipas tij fokus i rilindjes është vetëm vjedhja, ku të gjitha pasojat i vuajnë qytetarët.
“Ka rritur çmimin në stratosferë të energjisë. Vepër e një artisti që ka marrë lejen në fushën e vjedhjes dhe korrupsionit dhe të gjitha aferat janë kulme të krijimtarisë së tij. Dështimet në sektorin e ujit të pijshëm, ku premtonte se do garantonte ujë 24 orë është spektakolar pasi niveli i humbjeve, pra uji që nuk merren të ardhura është i lartë, 67% e tij humbet ose vidhet nga keqmenaxhimi, vendi ka një prodhim të lartë të ujit, 272 mln kub në prodhim, nga 175 mln kub që kanë nevojë qytetarët dhe pavarësisht shuma të jashtëzakonshme që janë dhënë nga qeveria dhe pushteti vendor, këto para kanë përfunduar në xhepat e korrupsioni.
Ka një dështim të menaxhimit të sektorit të ujit. Reforma e ujësjellësve ka dështuar, pasi nuk u zbatua nga administrata rilindase. Situata e ujit është keqmeaxhuar, pasi Rama është i papërgjegjshëm. Ka vetëm alibi për të justifikuar dështimet, pasi rilindja ka si fokus të vjedhë sa më shumë. Në këtë sektor vidhet më shumë, pasojat i vuajnë qytetarët. OSHEE shkëlqen më dështimet, ndonëse janë investuar 1 miliardë euro për ta përmirësuar. Situata është shumë e rëndë”, tha ai.