Reforma territoriale, Alibeaj: Ose të korrigjohet ose të ngelet siç është

Kanë nisur diskutimet për reformën territoriale. Lidhur me këtë të fundit deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj nga Shkodra ka pohuar se kjo reformë është demokracia.

Alibeaj tha se për opozitën kjo reformë ka 2 alternativa, e para që të bëhet  korrigjimi i saj ose të ngelet siç është.

“Ose do ta korrigjojmë siç ne pretendojmë, ose nëse maxhoranca nuk do të ngelet kështu siç është. Kryetari i bashkisë të ketë mundësi që të dijë çfarë ndodh në territorin e vet, çfarë hallesh konkrete, ato hallet e vogla të jetës së përditshme që kanë njerëzit. Nevoja e dytë pse duhet bërë një reformë e tillë demokracia. Dhe së treti nevoja pse duhet bërë një reformë e pushtetit lokal është funksionaliteti. Vizioni demokrateve si duhet te jete pushteti lokal. Duhet të arrijmë autonomi. Ne duhet të kemi sot bashki dhe kryetar të cilët në krye te punëve të mos i shohin çfarë lëmoshe i jep kryeministri kur bën buxhetin”, tha Alibeaj.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *