Reforma Territoriale/ Balla dhe Alibeaj takohen në Kryesinë e Kuvendit

Deputeti i Partisë Demokratike, Enekelejd Alibeaj dhe kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla po zhvillojnë një takim për reformën territoriale. Bëhet me dije se takimi po zhvillohet në kryesinë e Kuvendit ku të dyja palët pritet të gjejnë dakordësinë përsa i përket kësaj reforme.

Ndërkaq më datë 31 tetor do të ketë edhe një takim të posaçëm për të diskutuar për ndryshimet e mundshme.

Për Partinë Socialiste harta aktuale me 61 bashki dhe 12 qarqe është më e pranueshme duke i qëndruar të njëjtës tezë. Nga ana tjetër, opozita kërkon 33 bashki më shumë, pra 94 të tilla.

Në shkurt të këtij viti parlamenti votoi njëzëri pro për ngritjen e Komisionit Parlamentar për një reformë të re administrative. Muaj më vonë, PS dhe PD ende nuk e ka gjetur gjuhën e përbashkët për një ndarje të re të hartës së vendit.

Kushtet e PS për Bashkitë e reja

  • Të jete zonë funksionale.
  • Të mos dëmtojë zhvillimin ekonomik të bashkisë ekzistuese.
  • Të ketë një numër biznesesh dhe banorësh të përcaktuar.
  • Të jetë një territor që justifikon ndarjen.
  • Të ketë një numër të caktuar nxënësish për Arsimin parauniversitar dhe disa të tjera.
  • Ne propozojmë ndryshim legjislacioni duke adresuar problemet e evidentuar

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *