Reforma territoriale/ Balla kundërshton propozimin e opozitës: Kërkojmë 61 Bashki e 12 Qarqe

Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla la reaguar në lidhje me reformën territoriale.

Balla shprehet se PS është pro ndarjes aktuale territoriale të Bashkive, asaj me 61 Bashki dhe me 12 Qarqe.

Sakaq shtoi se PS është kundër propozimit të opozitës e cila kërkon 92 Bashki dhe 6 rajone.

“Në mbledhjen e sotme është referuar një informacion përgjatë punës të komisionit të reformës territoriale, të gjithë anëtarët tanë kanë konkluduar se mes propozimeve me një numër të madh Bashkish ka pasur propozime për zvogëlim dhe zmadhim numri. Vetëm 7 vite kanë kaluar që nga reforma e fundit. Shërbimet publike janë përmirësuar nga kjo reformë. Pozicioni ynë në komisionin e posaçëm për reformën territoriale do të jetë t’i qëndrojmë ndarjes aktuale me 61 bashki dhe 12 qarqe” tha ai.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *