Kreu i grupit Parlamentar i PS, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me reformën territoriale.
Në një deklaratë për mediat, Balla tha se grupi i PS do të mbështesë ndarjen territoriale dhe në vitin 2023 do të votohet për 61.
Sakaq shtoi se qëllimi i qeverisë është që të ketë bashki të forta.
Balla: Për të qenë korrekt, grupi i PS nuk do të mbështesë ndarjen territoriale dhe në vitin 2023 do të votohet për 61. Kemi pasur bisedime Me PD ku kemi diskutuar në bazë të disa parimeve. Mund të ketë një bashki të re me 5000 banorë. Mund të kemi bashki të reja por jo të prishë ose të dëmtoje të ardhurat financiare të një bashkie tjetër. Për shembull te heqim detin bashkisë Shkodër dhe t’ ia japim asaj Velipojë. Duam të kemi bashki të forta.