Kreu i PD, Sali Berisha ka mbledhur Grupin Parlamentar për të diskutuar në lidhje me Reformën Territoriale.
Berisha i bërri thirrje partive opozitare për të bashkëpunuar, ku theksoi se duhet të ketë vetëm një draft në lidhje me numrin e bashkive.
“Kemi bërë një punë shumë të mirë për reformën, ndryshe nga ajo e PS. Në këtë reformë janë mbajtur padyshim ndryshimet e thella që ka pësuar vendi vitet e fundit. Grupi tjetër i PD kanë dorëzuar një draft me 94 bashki, ndërsa ne e kemi më të thelluar. Kërkohet bashkëpunim për të pasur një draft të vetëm. Pra, nuk ka asnjë gjë pasi dhe një deputet i vetëm mund të dorëzojë një draft. Duhet të ulemi dhe të gjejmë një zgjidhje, diskutimin duhet të ketë dhe me parti aleate dhe ato opozitare. Duhet të krijojmë një mbështetje opozitare, natyrisht ne kurë nuk bëhemi pjesë e një loje të qeverisë as pazareve. Projekti është publik dhe shpreh interesat më të mira. Rama nuk është serioz në çështjen e reformës”, tha ai.