Reforma Territoriale, Denaj: Numri i bashkive nuk determinon shërbimet për qytetarët

Deputetja e PS, Anila Denaj ka marrë pjesë në Komisionin e Posaçëm për Reformën Territoriale.

Denaj tha se 22 bashki në vend nuk janë sot në shërbim të qytetarëve, ku theksoi se reforma territoriale do të mbajë përgjegjësinë e lidershipit.

“22 bashki që nuk janë në shërbim të qytetarëve. Ky komision ka detyrë reformën territoriale të shkëputur nga lidershipi. Kur të shkojmë në propozime të mos e shohim sikur reforma territoriale mban të gjithë përgjegjësinë edhe të lidershipit, por ajo reformë të mos ketë kthim prapa dhe të mos jemi viktimë e një mungese efektiviteti. Duhet t’i lëmë ekspertët të diskutojnë më gjatë nëse pjesa financiare e atyre bashkive është ose jo derivat i reformës territoriale. Nuk është numri ai që determinon shërbimet për qytetarët”, tha ajo.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *