Grupi parlamentar i PD-së pritet të mblidhet ditën e nesërme në lidhje me reformën Territoriale.
Burime për median bëjnë me dije se në kryesinë e Kuvendit anëtarët do të mblidhen për të diskutuar draftin paraprak të hartës së re territoriale. Mësohet se është kërkuar shtim i numrit të bashkive, në mënyrë që qytetarët ta kenë sa më të lehtë në lidhje me shërbimet.
Ndër të tjera, anëtarët kanë bërë gati dhe draftin për ndarjen e re të vendit ku është kërkuar që të ketë 5 rajon dhe më tepër bashki.