Anëtarët e Komisionit të Reformës Territoriale dhe ekspertët e PD kanë propozuar draftin e Reformës Territoriale në Grupin Parlamentar.
Burime për median bëjnë me dije se është propozuar një draft me 92 bashki dhe 6 Rajone, ku bashkitë që do të shtohen janë:
- Bashkia Sukth
- Bashkia Fushë-Krujë
- Bashkia Farkë
- Bashkia Ndroq
- Paskuqani i bashkohet Bashkisë Tiranë dhe Zallherri i bashkohet Bashkisë Kamzë
- Bashkia Maqellar, Kastriot dhe Lurë në qarkun Dibër
- Bashkia Shpirag në qarkun Berat
- Bashkia Dukagjin dhe Velipojë në Qarkun Shkodër
- Bashkia Shpat dhe Bashkia Bardashesh në qarkun Elbasan
- Bashkitë Milot, Orosh, Zadrimë dhe Bregu i Matës në qarkun Lezhë
- Bashkitë Levan, Dushk, Ardenicë dhe Fratër në qarkun Fier
- Bashkitë Shishtavec dhe Bicaj në qarkun Kukës
- Bashkitë Leskovik, Voskopoj, Drenovë, Pojani dhe Stravë në qarkun Korçë
- Bashkitë Orikum, Ksamil, Novosel dhe Kote në qarkun Vlorë.
Mësohet se është propozuar që 12 qarqet të rigrupohen në 6 Rajone, çka rekospondon në
Rajonin Tiranë-Durrës; Rajoni Shkodër-Lezhë; Rajonin Kukës-Dibër; Rajonin Gjirokastër-Berat; Rajonin Fier-Vlorë dhe Rajonin Elbasan-Korçë.