Ambasadorja e SHBA-së në vendin tonë Yuri Kim do të zhvillojë një takim rreth orës 11:00 me deputetët e PD-së, për të diskutuar mbi Reformën Territoriale.
U mësua se në takim do të jetë, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Enkeled Alibeaj, deputetja Dhurata Çupi dhe disa ligjvënës të tjerë demokrat.
Kujtojmë që gjatë ditës së sotme, deputetja Dhurata Çupi dorëzoi në Komisionin për Reformën Territoriale, projektligjin për ndarjen e vendit në 94 bashki.