Reforma Territoriale/ Kryebashkiaku i Lezhës: Jo efektive, problem ngelet menaxhimi

Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu ka marrë pjesë në Komisionin e Reformës Territoriale, ku u shpreh se kjo e fundit është jo efektive.

Ndreu tha se përfaqësimi i bashkive është bërë ndryshe nga çfarë është diskutuar, ku theksoi se ka probleme me mënyrën e menaxhimit.

“Problemi më serioz nuk janë elementët që janë të realizuar. Përfaqësimi është realizuar. Çdo njësi vendore është e përfaqësuar në këshillin bashkiak. Jo me një. Por me dy dhe tre persona. Ky është argument pa sens. Kush të dojë mund të vijë dhe të marrë emrat e këshillit bashkia. Nëse duhet të përfaqësohet për çdo shtëpi dhe derë ky është problem tjetër. Unë konstatoj gjatë kohës që drejtoj problem është mënyra e menaxhimit. Halli i ndarjes së territorit dhe lënia pas dore e elementëve të tjerë është jo efektive. Nuk po merremi me problematikën, por halli është si do parcelizohet vendi. Me reformën territoriale është krijuar një situatë e re, që ka grupuar të gjitha komunat e bashkitë në një njësi të madhe. Përfaqësimi është realizuar, ndryshe nga sa kam dëgjuar në tavolina të ndryshme. Çdo njësi vendore, çdo cep i territorit është e përfaqësuar jo vetëm me një, por edhe me dy apo tre persona në Këshillin Bashkiak”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *