Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore është mbledhur këtë të hënë për të diskutuar lidhur me përgatitjen e listës së zgjedhësve.
Të pranishëm kanë qenë deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj dhe Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ku ky i fundit i ka kërkuar grupit Palamentar që të përfaqësojë opozitën.
Mediu tha opozita duhet të jetë e bashkuar dhe diskutimet të bëhen së bashku lidhur me reformën zgjedhore.
Mediu: Grupi i ekspertëve nuk mund të vijnë këtu pa i parë dhe pa i diskutuar këto, tjetra e kam me ju zoti Alibeaj, ju jeni aty si përfaqësues i opozitës nuk mund të vijmë këtu pa u konsultuar paraprakisht bashkë. Të mos vijmë këtu e të bëjmë diskutim njëri në një anë, tjetri në anën tjetër.
Alibeaj: Keni ekspertët tuaj, ekspertëve tuaj i kemi çuar materialin. Duhet punë edhe nga ekspertiza juaj, vetëm në këtë mënyrë mund të jemi të unifikuar, që edhe ekspertët tuaj ti shohin ti kritikojnë ti pasurojnë propozimet. Nuk e pranoj që eksperti i PD të bëjë punën dhe të tjerët të rijnë e të shohin e të thonë që nuk kemi kohë.