Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka ka zbuluar mbrëmjen e djeshme se ka patur takime me grupin e Enkelejd Alibeajt për Reformën Territoriale.
Paloka u shpreh se Berisha dhe deputetë të tjerë të PD-së kanë zhvilluar edhe takime konkrete me palën tjetër të Partisë Demokratike, por kanë hasur refuzim nga ana e tyre.
“Po u them diçka më shumë ka patur një takim për territorialen mes Bylykbashit dhe Çupit, për fat të keq nuk është konkluaduar për arritje në bashkëpunim. Ndarja e zonave lëviz me një ose dy bashki, por territorialja nuk është thjeshtë ndarje apo numrash. Nuk është se ulemi siç bëri Rama, që bëri një ndarje elektorale. Çështja nuk është të bëjmë një ndarje të tillë. Qëllimi kryesor është që qytetarët nga reforma e kaluar dolën më të humburit, se nuk marrin më shërbimet e tyre, pra janë disa kritere që duhen zbatuar në reformën territoriale. Unë mendoj se shumë pak mbetet për të bërë që të shkojmë në një draft”, tha Paloka.