Mazhoranca dhe opozita nuk janë dakortësuar për ngritjen e Komisionit Parlamentar lidhur me reformën territoriale, për një ndarje të re të hartës së vendit.
Të dyja palët kanë sjell raporte të ndryshme për reformën ku PS kërkon ndarjen me 61 bashki dhe nuk pranon shtim të numrit.
Nga ana tjetër, PD kërkon që në këtë reformë të shtohet me 33 numri i bashkive.
Pritet që të dy këto raporte të miratohen ose të rrëzohen në parlament.
Anila Denaj, deputete e PS: Përfaqësimi i zonave rurale mund të rishikohet. shtimi I taksave të ndara. Rritja e kompetencës së administratorëve në ofrimin e shërbimeve publike, rishikimi I nivelit të pagave, qartësimi I kompetencave të vetëqeverisjes vendore, plotësimi dhe përmirësimi sektorial, rishikimi I kompentecave të qarkut. Rekomandojmë vazhdimin e përpjekjeve të përbashkëta për konsolidimin e 61 njësive vendore si vetëqeverisje e hapur vendor, qartësimi i kompetencave të 12 këshillave të qarqeve, rishikim të kufijve në disa zona rurale në ndarjen e njësive vendore.
Deputete e PD, Dhurata Çupi: Njësitë e qeverisjes vendore, nga 61 në 94, popullsia mesatare nga 75 mijë në 50 mijë në njësitë vendore, të ardhurat me një rritje minimale, shpenzimet, pritshmëria është për rritje,, në 2114 këshilltarë. Nëse do të shkojmë në 6 qarqe të mëdha, ath kemi rreth 15 njësi vendore për qark, decentralizim financiar”, tha Çupi.