Kryetari i Komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka marrë pjesë në Komisionin për Reformën Zgjedhore.
Alibeaj tha se ekspertët që do të ndihmojnë Komisionin duhet të jenë 6 nga 4 që janë më parë.
“Kam kërkuar që përveccse dërgimit të një kërkese zyrtare OSBE-së, do tia dërgojmë të njëjtën kërkesë edhe Këshillit të Europës, Komisionit të Venecias, përfaqëues të BE-së dhe SHBA-së që kanë të drejtën të sjellin përfaqëuesit e tyre dhe të marrin pjesë me ekspertizë. Sa i takon përcaktimit të numrit të ekspertëve, tradita ka qenë me 4 ekspertë, dy nga njëra anë, dy nga ana tjetër.
Unë kërkoj të bëhen 6 ekspertë për të akomoduar edhe nevojat e ekspertizës teknike të përfaqësuesve të pjesës sonë, por edhe në funksion të një analize teknike të të gjitha nevojave që ky komision do të duhet të trajtojë”, theksoi më tej bashkëkryetari demokrat i komisionit”, tha ai.