Deputeti socialist Etjen Xhafaj, deklaroi se mos hapja e negociatave, ishte diçka që pritej, pasi siç dihej Bullgaria kishte probleme të forta politike brenda vetes, gjë që bëri që mos arrinin dakordësinë për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut, gjë që solli edhe “djegien” e Shqipërisë nga procesi i hapjes së negociatave.
Ai tha se ky ishte një lajm i keq për të gjithë, jo vetëm për Shqipërinë, por dhe për vetë Europën.
Xhafaj: Komenti besoj është ai që keni patur dhe ju javën e kaluar, ishte diçka e pritshme, diçka fatkeqe, edhe për atë që kishte ky Samit që ka të bëjë jo vetëm me Ballkanin Perëndimor, apo Ukrainën, por sigurisht me nevojën për të patur një qëndrim unision për atë që po ndodh në Europë. Kishte shpresë të madhe që të tregohej një vullnet mjaft pozitiv, por fatkeqësisht ishte një lajm i keq për të gjithë. Ishte një tjetër ecje në të njëjtin drejtim qorr.