“Refuzimi i rezolutës për dënimin e genocidit serb në Kosovë” reagon Berisha: Ky akt antishqiptar është përdhosje e shpirtrave te 10 mijë shqiptarëve

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me refuzimin e Kuvendit për miratimin e rezolutës kundër genocidit serb në Kosovë, duke thënë se në këtë dëshmohej se Rama është vasal i Vuçiç.

Berisha e ka konsideruar si një akt të rëndë antikombëtar dhe përdhosje të shpirtrave të 10 mijë shqiptarëve të masakruar nga serbët.

Postimi i Plotë nga ish kryeministri, Sali Berisha:

Rama mohon genocidin serb ne Kosove!
Refuzimi i rezolutes tone per denimin e genocidit serb ne Kosove nga vasal i Vuçiçit Edi Rama per shkak te Ballkanit te Hapur eshte akti antikombetar me i rende pas dorezimit te Kosoves tek serbet nga Enver Hoxha. Ky akt antishqiptar eshte perdhosje e shpirtrave te 10 mije shqiptareve qe u vrane dhe masakruan vetem ne plojen e fundit te Beogradit ne Kosove. Mohimi i genocidit eshte krim i shemtuar. sb

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *