Refuzoi armëpushim të plotë, ministri gjerman i Mbrojtjes: Putini po luan një lojë këtu

Në telefonatën e djeshme me Trump, Putini tha se Rusia do të ndalonte sulmet ndaj infrastrukturës energjetike për 30 ditë, por refuzoi një armëpushim të plotë dhe të menjëhershëm me Ukrainën.

Ministri gjerman i mbrojtjes Boris Pistorius thotë se marrëveshja e presidentit rus Vladimir Putn për të ndalur sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës nuk llogaritet për asgjë.

“Sulmet ndaj infrastrukturës civile në natën e parë pas kësaj telefonate të supozuar të rëndësishme dhe të madhe nuk janë zbutur,” i tha Boris Pistorius transmetuesit gjerman ZDF.

“Putini po luan një lojë këtu dhe jam i sigurt se presidenti amerikan nuk do të jetë në gjendje të ulet dhe të shikojë për shumë kohë”, shtoi ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *