Një 41 vjeçar nga Kosova i dha fund jetës së tij duke u vetëvarur në bodrumin e gjykatës në Bordo të Francës. Ai kishte refuzuar të hipte në një fluturim dy ditë më parë.
“Në moshën 40-vjeçare, duke preferuar ta mbyllin në një qeli të ndotur që kundërmon vdekjen, sesa ta kthejnë në vendin e tij, nuk mund të imagjinohet”, tha një avokate e qytetit të Bordos.
“Ai u vetëvar me lidhëzen e kapuçit të xhupit të tij. Policia, pastaj zjarrëfikësit, nuk mundën të bënin asgjë për ta shpëtuar. Quhej Fitim Uka. Ai ishte 41 vjeç. Ai ishte kosovar”, thuhet në mediat franceze.
“Më 13 dhjetor, ai refuzoi të hipte në një fluturim për në Amsterdam dhe më pas në Prishtinë,” shpjegon avokati i tij, z. Abraham Hervé Diompy.
Klienti i tij nuk donte t’i nënshtrohej një testi PCR që kushtëzonte hipjen e tij në aeroplan, siç tregoi zyra e prokurorit të Bordo.
/Priza.al/