Refuzoi të paguante 20 mln euro në vitin 2014, presidentit Perez i vijnë ‘mendtë’; kërkon me çdo kusht Lewandowskin

Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez nuk ka ndërmend të ndalet para fillimit të sezonit të ri. Pasi ‘iu thye’ ëndrra që Kylian Mbappe ti bashkohej klubit madrilen, tashmë ia ka vendosur syrin sulmuesit polak Robert Lewandowski.

Rekordmeni që shënoi 41 gola në Bundesliga sezonin që u mbyll ka një kontratë deri në vitin 2023 me Bayern Munchen.

Në gjurmët e tij janë edhe PSG, Man. City apo Chelsea të cilët mund të përballojnë pretendimet ekonomike të lojtarit.

Real Madrid e shikon si opsion vetëm nëse dështon përfundimisht pista Haaland dhe atëherë Perez do të niste një sulm konkret për polakun që tani përfaqësohet nga agjenti Pini Zahavi.

Kujtojmë që në 2014, Real Madrid tentoi ta rrëmbente sulmuesin nga Dortmund që kishte vetëm pak muaj kontratë, por Perez refuzoi të paguante 20 mln euro.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *