Reperi i famshëm grek, Mad Clip ka ndërruar jetë pas një aksidenti të rëndë në Athinë të Greqisë. 34-vjeçari po kthehej nga dasma e një shoku dhe refuzoi t’i ndalonte postobllokut të policisë.
Ai kaloi 4 semaforë të kuq dhe në fund përfundoi duke e përplasur Porschen e tij me një shtyllë.
Mad Clip emrin e vërtetë e ka Peter Anastosopoulos dhe ka lindur në Neë York të SHBA nga prindër grekë. Ai u rrit në Amerikë, por nuk u nda asnjëherë nga Greqia. Në moshën 13-vjeçare prindërit i ndahen me babain që kthehet në Greqi dhe nënën që mbetet në SHBA.
34-vjeçari ka disa këngë e albume të njohura si “MAMA”, “Kotera”, “Sinthikes” apo “Super trapper”, “O Amerikanos LP” dhe “Super Trapper 2”.
/Priza.al/