Në Komisionin e Shëndetësisë ka pasur sërish debate mes ministres Ogerta Manastirliu dhe deputetes demokrate Orjola Pampuri.
Para se të niste fjalën, ministrja Manastirliu tha se nëse deputetët nuk vendosin maskat, i duhet ta mbajë ajo atë, për të mbrojtur shëndetin dhe respektuar protokollin. Kjo kërkesë nuk është respektuar nga deputetja demokrate, Oriola Pampuri.
Ajo tha se nuk mund ta mbajë maskën për hipokrizi, në një kohë që studentët paraqiten pa maska në auditorë dhe linjat e autobusëve janë të tejmbushur me qytetarë.
Manastriliu: Para se të marr fjalën dua të bëj një kërkesë për mbajtjen e maskave. Për të mbrojtur shëndetin e atyre fëmijëve që ne përmendim, por edhe tonën. Duke respektuar kështu edhe protokollin.
Pampuri: Refuzoj të mbaj maskën për hipokrizi. Duke qenë se në të njëjtën kohë linjat e autobusëve janë të tejmbushura dhe studentët në auditorë janë pa maska.
Manastirliu: Kemi filluar vaksinimin e plus 18-vjeçarëve në fundin e muajit korrik dhe s’e kemi ndalur. Kemi një vaksinim të hapur. Personat plus 16 vjeç mund të vaksinohen në pikat e vaksinimit. Ndërkohë me 2 dozat janë vaksinuar gjithsej mbi 42 mijë të rinj
Vokshi: Ju falenderojmë për informacionin që keni për vaksinimin, por ju lutem shkollat. Kam bërë 10 pyetjeve, i jeni përgjigjur akoma. Na tregoni sa nxënës janë të prekur, pse paguhen me 80% mësueset e prekura. Propagandat me vaksinimin mos e bëni këtu
Manastirliu: Unë s’bëj propagandë me shëndetin. Kini durim dhe dëgjoni. Nëse keni humbur shkoni kërkoni, sepse drejtoni një komision të rëndësishëm dhe mos bëni propagandë me shëndetin.
Vokshi: Propagandën bëjeni te shkallët e kryeministrisë. Sa nxënës janë infektuar.
Manastirliu: Propagandën e bëni ju në kangjella, jo unë.
/Priza.al/