Banorët e Kombinatit dalin në protestë kundër shembjes së shtëpive.
Sipas tyre nuk është e nevojshme që të prishen, pasi janë në gjendje të mirë
Ato shprehen se nuk duan kompensime por shtëpitë. Pasi kompensimi nuk i paguan investimin e tyrë në këtë pasuri. Si dhe jetesa me qira është shumë e vështirë duke marrë parasysh pagën që ne marrim. Unë marr 10.000 mije lekë të reja pension, tani më thuaj me çfarë do jetoj?! Don me më lën edhe pa shtëpi?”, shprehet një i moshuar, banor i zonës së Kombinatit.
Nisma është e ndërrmarrë nga qeveria për shembjen e pallateve të dëmtuara nga tërmeti i 26-Nëntorit në zonën e Kombinatit. Por kjo gjë ka hasur në rezistencë të banorëve, pasi sipas tyre verifikimet janë të gënjeshtërta dhe mbështeten në interesa politike.
Njëri nga banorët shprehet për Priza.al, “Ka pallate që duhet të prishen, por ka edhe nga ato që nuk duhen, çështë vërteta. Por këtu bëjnë si duan”.