Refuzuan të vishnin uniformën bikini në formë proteste, Pink paguan gjobën

Ekipi norvegjez i handbollit për femra është gjobitur me 1500 euro javën e kaluar nga Komiteti Disiplinor i Federatës Evropiane të Hendbollit, për shkak se thyen rregulloren në lidhje me uniformën.

Lojtaret femra vendosen të vishnin pantallona të shkurtra si lojtarët meshkuj gjatë ndeshjes me Spanjën.

Së fundmi, këngëtarja amerikane, Pink është ofruar të paguajë gjobat e dhëna për skuadrën e hendbollit.

“Unë jam shumë krenare për ekipin norvegjez të hendbollit, pasi ato po protestojnë kundra rregullave tejet seksiste. Jam e lumtur që do të paguaj gjobat tuaja për ju. Vazhdoni kështu”, u shpreh Pink.

Rregullorja parashikon një veshje me bikini me brez të ulët dhe të ngushta pas trupit, por vajzat zgjodhën të vishnin një tjetër uniformë në shenjë proteste.

Ka kohë që lojtarët e këtij sporti e quajnë uniformën denigruese dhe po ashtu “jo praktike”.

Federata Norvegjeze e Hendbollit nga ana tjetër u shpreh se vajzat ishin të përgatitura për gjobën dhe se do vazhdojnë përpjekjet për ndryshimin e rregullave, që shikohen si jo të drejta.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *