Regjisori i BBV tregon momentin e vështirë: Kur shikoje që kërcënoheshin…

Regjisori i ‘Big Brother VIP’ Eduart Grishaj ka rrëfyer se cilat kanë qenë momentet më të veçanta gjatë këtij sezoni të reality show-t. Ai tregoi se ka pasur disa momente të sikletshme dhe u ndal specifikisht te kërcënimet e bëra nga tifozët. Regjisori shtoi se së fundmi situata është normalizuar dhe ndjekësit janë ndërgjegjësuar.

“Sa më të fortë janë lojtarët, aq më e vështirë bëhet edhe për ne që jemi mbrapa tyre. Shumë momente të vështira, po kënaqësia ka qenë shumë e madhe gjatë gjithë procesit të punës.

Një nga ato momentet që ia vlen për t’u specifikuar është se për shkak të popullaritetit që u bë shumë i madh, mbase ofendimet e mëdha për prindërit e konkurrentëve që ishin në shtëpinë e ‘Big Brother’. Kjo u rënduar shumë para pak kohësh, tani ka filluar të ulet, është ndërgjegjësuar.

Kur shikoje që kërcënoheshin bashkëshortët, fëmijët ose prindërit e konkurrentëve… ata ishin të parët që e vuanin. Ishte dhe siklet yni që mundoheshim t’u thoshim  që është një lojë që njerëzit e shikojnë me shumë tifozllëk, por çdo gjë do të vijë të normalizohet dhe kështu ka ndodhur” – tha Grishaj në Fan Club.

Në garë për çmimin e madh janë Luiz Ejlli, Dea Mishel Hoxha, Krist Aliaj Dragot dhe Efi Dhedhes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *