Regjistrimi i fëmijëve në kopshte, i detyrueshëm vërtetimi i vaksinave!

1 shtatori shënon nisjen e procesit te aplikimet për regjistrimin e fëmijëve në kopshte. Rreth 3000 fëmijë parashikohet të frekuentojnë kopshtet e Tiranës.

Aktualisht është bërë kalimi nga çerdhja në kopsht për 1800 fëmijë, sipas një deklarate të bërë nga prindi në çerdhen që ka frekuentuar fëmija.

Tirana numëron rreth 46 kopshte në zonën urbane dhe 50 në zonat rurale. Për të kryer aplikimin në kopshtet e Tiranës duhen plotësuar një dokumentacion që përmban vërtetim vaksinash që është i detyrueshëm për t’u regjistruar në kopsht, vërtetim punë i dy prindërve dhe certifikata familjare.

Aplikimi është I lirë, pra prindi aplikon në një vend që është pranë punë së tij, ose pranë gjyshit dhe gjyshes, sepse ndodh që prindi të jetë më turne. Ne gjithmonë e gjejmë një zgjidhje. Nëse nuk ka hapësirë në një kopsht, po në të njëjtën njësi do të ketë një kopsht tjetër ku mund ta marrë shërbimin. Asnjë fëmijë nuk mbetet pa u regjistruar.

Kopshtet shtetërore vazhdojnë të jenë të kërkuara nga prindërit.

Rritja e cilësisë, shtimi i burimeve njerëzore, që çdo grup të ketë 2 mësuese dhe një punëtore ndihmëse, që ka munguar vite para, janë disa nga arsyet. Nga vjet ofrohet nëpër kopshte edhe shërbimi psikosocial.

/Burimi: TCH/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *