Regjistrimi i opozitës në zgjedhje/ Rama: Do futen si çeço, janë…

Kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me homologen daneze, u shpreh se asnjë parti politike nuk rrezikon që të mos regjistrohet në zgjedhjet e 14 majit. Sipas kreut të shtetit të gjitha partitë politike “do të futen në zgjedhje si çeço”, duke thënë se një gjë e tillë bëhet për njerëzit.

“Mua nuk më rezulton që do ketë ndonjë parti që nuk do të hyjë në zgjedhje, me rezulton e kundërta, të gjithë do hyjnë dhe do hyjnë si çeço, sepse në zgjedhje nuk hyhet për njërin apo për tjetrin, por për qytetarët”, tha Rama.

Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen po zhvillon ditën e sotme një vizitë zyrtare në vendin tonë. Ajo u prit nga kryeministri Rama.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *