Kryetari i KQZ-së Ilirjan Celibashi tha se dokumentacioni i paraqitur nga përfaqësuesit e Enkelejd Alibeajt për regjistrimin e PD-së në KQZ, nuk është i plotë dhe nuk përputhet me kodin zgjedhor.
“Të drejtën për të kërkuar regjistrimin e PD, bazuar në dokumente zyrtare e ka Basha. I jep disa kompetenca të kryetarit të partisë që ti delegojë tek persona të tretë. Nga vlerësimi që i kemi bërë autorizimit për përfaqësuesin, Indrit Sefa, ky dokument nuk është i plotë. Unë vlerësoj se ky dokumentacion nuk është i plotë dhe me përputhje të plotë me kodin zgjedhor. Sipas vlerësimit tim në përputhej me këtë parashikohet duhet të akti autorizues të jetë i qartë. Të jetë e qartë kush e lëshon autorizimin dhe përmbajtja” – tha Celibashi.