Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka komentuar ditën e sotme zhvillimet në PD dhe çështjen e regjistrimit të bluve në zgjedhje. Ai theksoi se kjo çështje i përket KQZ-së.
“Kjo është një çështje që i përket KQZ-së dhe ne aktorët politikë duhet të respektojmë çdo vendim të këtij institucioni të pavarur. Të gjitha palët duhet të respektojnë vendimet e Gjykatave dhe në rastin e zgjedhjeve, Gjykata e zgjedhjeve është KQZ-ja dhe Komisioni i Apelimit. Në këtë këndvështrim mendoj që të gjithë janë të qartë dhe të gjithë duhet të respektojnë vendimet” – tha Balla.
Nga Mallakastra ai u ndal edhe tek kandidati i Partisë Socialiste në zgjedhjet e 14 majit dhe nuk ka lënë pa përmendur investimet e kryera në këtë bashki.