Regjistrimi i PD në zgjedhje/ KQZ nis shqyrtimin e kërkesave

Ditën e sotme pritet diskutimi dhe vendimmarrja për dy kërkesat e dërguara nga KQZ nga dy grupimet e Partisë Demokratike, ai i drejtuar nga Sali Berisha dhe ai i drejtuar nga Enkelejd Alibeaj.

Celibashi:Jemi para shqyrtimit të regjistrimit të PD, përpara ka 2 kërkesa, një nga Berisha i cili thotë jam kryetar dhe kërkon regjistrim kemi dhe një tjetër nga Basha. Jeni ju përfaqësues, ku kërkon regjistrimin. Jemi në procesin për të rregjistruar PD.

Do të vlerësojmë se kush e ka dhe tagrin për të dërguar kërkesën, i Berishës si kryetar i PD nëse është kështu apo i Bashës si kryetar i PD nëse është kështu. Nuk po vendosim në këtë moment asgjë.

Në këtë dëgjesë do t’i dëgjojmë. Unë po ju jap fjalën ju. Nuk e ndajmë dot në mënyrë paraprake, se do konsiderohet sikur po e paragjykojmë.”

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *